ShowBiz
Elon Musk i dhuroi një makinë luksoze Amber Heardit gjatë kohës që ishin në lidhje
Demokracia
09:52 | 22 Prill 2022

Share:

Beteja ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard po vazhdon.

Heard dhe Depp u martuan në vitin 2015 dhe bënë kërkesën për divorc në vitin 2016.

Gjatë dëshmisë së vazhdueshme të Depp, mësuam se Amber ka qenë në një lidhje dashurie na atë kohë me Elon Musk.

Ky i fundit u akuzua se kishte pasur një romancë me aktoren gjatë martesës së saj me Johnnyn.

Në vitin 2017, Musk dhe Heard zyrtarizuan marrëdhënien e tyre.

Pavarësisht akuzave dhe pas një marrëdhënieje të zyrtarizuar, CEO i Teslas i kishte dhënë Amberit një makinë luksoze, shkruan Marca, transmeton Telegrafi.

Çfarë makine i dha Elon Musk Amber Heardit?

Miliarderi afrikano-jugor i dha aktores së “Drive Angry” një Tesla Model S

Duke filluar nga 101, 440 dollarë, Tesla Model S është makina elektrike më e shpejtë në kompani.

Mund të përdoret lehtësisht për vozitje të gjata, ndërsa vjen i pajisur edhe me 3 motorë që japin 1200 kuaj fuqi.

Tesla e përkufizon Modelin e saj S si “një koeficient tërheqjeje prej vetëm 0,208 Cd, më i ulëti në planet”.

Modeli S është ndërtuar për shpejtësinë, qëndrueshmërinë dhe distancën.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024