Kuriozitete
Elon Musk hedh në treg parfumin ‘Flokët e Djegura’
Demokracia
07:54 | 14 Tetor 2022

Share:

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka hedhur në treg një parfum ‘Burnt Hair’ (Flokët e Djegura). Mund të duket si çudia e re nga Musk, por në fakt, duket se kjo nismë nga sipërmarrësi i teknologjisë po korr sukses.

Siç shkruan dhe Forbes, Musk, njoftoi investimin e tij të fundit në industrinë e parfumeve të martën dhe tha se brenda gjashtë orëve shiti 10,000 shishe. Me 100 dollarë për shishe, produkti fitoi shpejt 1 milion dollarë, sipas kompanisë.

Më pas të mërkurën vonë, Musk njoftoi se kishte shitur 10,000 të tjera, pra në total 20,000 – 2 milionë dollarë.

“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme – pse e luftova për kaq shumë kohë!?” shkroi Musk në Twitter.

Të ngjashme