Auto&Tech
Elon Musk do të paguajë 3 muaj pagë për punonjësit ukrainas të Tesla që duan të shkojnë të luftojnë
Demokracia
16:31 | 10 Mars 2022

Share:

Tesla, kompania e Elon Musk, njeriut më i pasur në botë, ka vendosur t’ju japë punonjësve ukrainas të paktën tre muaj pagë nëse duan të shkojnë të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi rus. Sipas faqes amerikane Axios, Tesla nuk ka asnjë kompani në Ukrainë.

Prandaj ftesa u drejtohet ukrainasve që punojnë për kompaninë amerikane në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Ndërkohë, Tesla ka dërguar disa njësi Powerwall në Ukrainë, bateri që mund të sigurojnë energji elektrike në ato zona që aktualisht nuk kanë, përfshirë vendet e Polonisë dhe Sllovakisë. Dhe rimbushje falas për të gjithë përdoruesit e Tesla-s që po ikin nga konflikti.

Ukraina ka falenderuar Elon Musk duke deklaruar publikisht se ai është “njeri i fjalës”. Zëvendëskryeministri ukrainas Mykhailo Fedorov njofton se ka marrë dërgesën e dytë të terminaleve satelitore Starlink të cilat përdoren për të ofruar shërbim më të shpejtë të internetit.

Të ngjashme
Auto&Tech • 01 Qershor 2024