Kuriozitete
Elefanti në një kopsht zoologjik i ktheu këpucën një fëmije
Demokracia
09:17 | 20 Gusht 2022

Share:

Një elefant në provincën Shandong të Kinës lindore i ktheu këpucët e një djali të vogël pasi ajo i ra në kopshtin zoologjik.

Një video të publikuar në Twitter tregon një elefant duke rrëmbyer një këpucë dhe duke ia kaluar me kujdes një fëmije i cili më pas e merr atë.

“Sa bukur”, “Elefantët janë kafshët më besnike që ekzistojnë”, vlerësuan njerëzit gjestin e elefantit.

Megjithatë, për disa, pamja është e trishtueshme.

“Asgjë në lidhje me këtë nuk është e bukur. Një pamje e trishtuar e një kafshe të robëruar në një rrethim të vogël,” shkroi një person.

Të ngjashme