Lajme
Ekstradohet nga Britania e Madhe 52 vjeçari i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë
Demokracia
14:50 | 27 Gusht 2023

Share:

Një 52 vjeçar shqiptar është ekstraduar këtë të diel nga Britania e Madhe në drejtim të vendi tonë pasi ishte dënuar me 25 vjet burg.

Sipas policisë mësohet se si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit me Interpol Mançesterin, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj (pronari i bilardos) dhe B. M.

Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit./abcnews

Të ngjashme