Sport
Eksperti i merkatos e bënë punë të kryer, Erik Ten Hag do të emërohet trajner i Manchester United
Demokracia
17:28 | 18 Prill 2022

Share:

Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se është arritur marrëveshja dhe se Erik Ten Hag do të emërohet trajner i Manchester United.

Trajneri aktual i Ajaxit, Erik Ten Hag do të nënshkruaj kontratë që do ta mbajë atë të lidhur me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2025 ose 2026, përcjell Demokracia.com.

Sipas Romanos, marrëveshja midis bordit të Hag dhe Man United është arritur në çdo detaj, duke përfshirë strategjinë e transferimeve dhe më shumë.

Pika përfundimtare që do të diskutohet përpara njoftimit zyrtar, kushtet dhe detajet e pagesës për klauzolën e lirimit prej 2 milion euro të përfshira në kontratën e tij aktuale me Ajax, ka bërë të ditur Romano.

Manchester United po drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Ralf Rangnick deri në fund të edicionit./Demokracia.com/

Të ngjashme