Lajme
EKSKLUZIVE | Ky është numri i nënshkrimeve nga peticioni për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut të Kosovës
Demokracia
13:01 | 08 Mars 2024

Share:

Në të gjitha komunat e veriut të Kosovës ku është organizuar peticioni për të kërkuar proces zgjedhor për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, është arritur numri i nevojshëm i nënshkrimeve.

Demokracia.com ka arritur të sigurojë të dhënat zyrtare, të cilat do të publikohen në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këto të dhëna, sipas burimeve, janë verifikuar në mes të muajit shkurt, por janë mbajtur të fshehura pas presionit në KQZ të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Në Zveçan dhe Leposaviq numri i nënshkrimeve është tejkuar në masë të madhe, por në dy komunat tjera, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok ky numër është shumë i ngushtë me kufirin prej 20% që kërkohet në ligj.

ZVEÇAN
Votues të regjistruar në komunë 7,052
20% i votuesve në komunë 1,411
Nënshkrime të verifikuara 1,714

LEPOSAVIQ
Votues të regjistruar në komunë 13,441
20% i votuesve në komunë 2,689
Nënshkrime të verifikuara 2,905

MITROVICË E VERIUT
Votues të regjistruar në komunë 18,199
20% i votuesve në komunë 3,640
Nënshkrime të verifikuara 3,653

ZUBIN POTOK
Votues të regjistruar në komunë 6,732
20% i votuesve në komunë 1,347
Nënshkrime të verifikuara 1,380

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po e detyrojnë një institucion të pavarur kushtetues, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ta mbajë të fshehur dhe të mos e publikojë rezultatin e verifikimit të nënshkrimeve në peticionin e organizuar në komunat veriore të Kosovës.

Kështu ka raportuar Demokracia.com më 29.02.2024 duke u mbështetur në informacione nga një diplomat në Kosovë, që është pjesë e njërës prej ambasadave të QUINT-it.

Sipas burimit diplomatik, KQZ-ja e ka kryer punën para datës 15 shkurt, pra ka kryer verifikimin e nënshkrimeve të pranuara nga peticionet e komunave veriore, por që kjo çështje nuk po prezantohet në mbledhjen e këtij institucioni për shkak të presionit të madh të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti mbi kryetarin dhe anëtarët e KQZ-së.

Ambasadat të shqetësuara me Osmanin dhe Kurtin që po e detyrojnë KQZ-në ta mbajë fshehur rezultatin e verifikimit të peticionit në veri

Të ngjashme