Lifestyle
Ekperimenti social që provon se koncertet ‘live’ mund të mbahen edhe pa distancë sociale
Demokracia
10:40 | 20 Janar 2021

Share:

Muajin e kaluar, Primavera Sound organizoi një nga koncertet e para të Evropës të mbajtur pa distancë sociale, duke ftuar mbi 1.000 njerëz në një event në Barcelonë. Festivali përdori teste të shpejta të Covid, të cilat u bëheshin pjesëmarrësve dhe vetëm nëse rezultonin negativ ata mund të bëheshin pjesë e koncertit. Tani rezulatet e eksperimentit – koncert kanë dalë dhe janë shumë të mira, raportojnë mediat e huaja.

Eksperimenti, i quajtur PRIMACOV, rezultoi në asnjë rast infektimi. Nga 1000 pjesëmarrës, 463 përfunduan duke marrë pjesë në koncert, me 496 të vendosur në një group grup kontrolli “i cili nuk kishte qasje në vendin e koncertit. Të gjithë pjesëmarrësit bënë një test të shpejtë COVID-19 në ditën e koncertit, përpara se të ktheheshin tetë ditë më vonë për një provë vijuese. Nuk kishte rezultate pozitive në grupin që morri pjesë, dhe vetëm dy në ‘grupin e kontrollit”.

PRIMACOV u organizua së bashku me Spitalin Germans Trias në Barcelona dhe Fondacioni Fight Aids and Infectious. Studimi në koncert u krye nga Boris Revollo dhe Josep M Llibre, të cilët besojnë se masat e marra në këtë ngjarje mund të përshtateshin lehtësisht në koncerte të tjera.

“Pjesëmarrja në një koncert muzikor me një seri masash sigurie që përfshinin një test negativ për SARS-CoV-2 të bërë në të njëjtën ditë nuk u shoqërua me një rritje të infeksioneve COVID-19”, thanë autorët. “Shpresojmë që këto të dhëna do të hapin rrugën për të nisur mbajtjen koncerteve “live” gjatë pandemisë COVID.

Të ngjashme