Lajme
Ekonomisti austriak që u ndalua të hyjë në Serbi, publikon foto në Prishtinë
Demokracia
16:39 | 13 Prill 2022

Share:

Ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger, që  para disa ditësh nuk u lejua të futet në Serbi ka postuar një fotografi nga Prishtina.

“E dua Kosovën”, ka shkruar Fehlinger në fotografinë e tij nga sheshi i Prishtinës duke pirë makiato.

Fehlinger i cili shkroi se nuk është lejuar të futet në Serbi vetëm pse është kritik i Vuçiqit i ka kërkuar BE-së që t’ia heq statusin e kandidatit Serbisë.

“Nëse nuk më lejon të hyjë në Serbi, si qytetar austriak dhe qytetar i BE-së, vetëm pse e kritikoj politikën tënde pro-ruse dhe mungesën e vullnetit tuaj evropian për paqen, më bën me dije që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani”, ka shkruar Fehlinger.

LEXO EDHE: 

Ekonomisti austriak nuk lejohet të hyjë në Serbi: Ky vend nuk është gati për statusin e kandidatit të BE-së

Të ngjashme