Lajme
Ekonomisti austriak nuk lejohet të hyjë në Serbi: Ky vend nuk është gati për statusin e kandidatit të BE-së
Demokracia
14:25 | 09 Prill 2022

Share:

Ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger nuk është lejuar të futet në kufirin serb.

Fehlinger në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se s’është lejuar të hyjë në Serbi pasi është kritik i politikave pro ruse të presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Nëse nuk më lejon të hyjë në Serbi, si qytetar austriak dhe qytetar i BE-së, vetëm pse e kritikoj politikën tënde pro-ruse dhe mungesën e vullnetit tuaj evropian për paqen, më bën me dije që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani”, ka shkruar Fehlinger, përcjell Demokracia.com.

“A do të më lejojë Serbia? Duket se hyrja ime po diskutohet tani në Beograd… Nga ana pozitive, unë punoj prej 30 vitesh për Serbinë Evropiane! Nga ana negative, unë jam kundër Serbisë ruse si vend kandidat për në BE dhe bëj thirrje për ngrirjen e këtij statusi…kështu që le të shohim”, ka shkruar më tej ai./Demokracia.com/

Të ngjashme