Kuriozitete
Eklipsi diellor 2024, ja në cilat vende të Europës mund të shihet
Demokracia
19:14 | 04 Prill 2024

Share:

Një eklips i plotë diellor do të shihet në pjesë të Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë më 8 prill.

Eklipsi i plotë diellor ndodh kur Hëna pozicionohet në mënyrë të përsosur midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar përkohësisht rrezet e diellit.

Më 7 prill, Hëna do të bëjë afrimin më të afërt të muajit me Tokën dhe për këtë arsye do të duket pak më e madhe në qiell, duke bërë që eklipsi total i diellit të zgjasë deri në 4 minuta e 28 sekonda në disa zona.

Në Europë eklipsi do të shihet pjesërisht në Norvegji, Islandë, Irlandë, pjesët perëndimore të Britanisë së Madhe, pjesët veriperëndimore të Spanjës dhe Portugalisë, Azores dhe Ishujt Kanarie.

Evropa do të shohë eklipsin tjetër të plotë diellor në gusht 2026, kur të kalojë skajet veriore të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës.

Një eklips total do të jetë sërish i dukshëm në Spanjë më pak se një vit më vonë në gusht të 2027.

Përpara ngjarjes mahnitëse, ekspertët po u bëjnë thirrje vëzhguesve që të mbajnë syze të veçanta eklipsi për të mbrojtur shikimin e tyre kur ndodh.

Kamerat, dylbi dhe teleskopët gjithashtu duhet të pajisen me filtra të veçantë diellor për shikim të sigurt, thanë ekspertët.

Të ngjashme