Sport
Ekipi kombëtar i Kosovës dhe “Dardanët” të bashkuar presin me padurim sfidat e shtatorit dhe shortin për “Euro2024”
Demokracia
19:00 | 21 Shtator 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një fotografi të përbashkët mes futbollistëve dhe stafit të Kombëtares së Kosovës dhe disa anëtarëve të tifogrupit “Dardanët” për të treguar se janë të bashkuar para sfidave të muajit shtator.

Kosova ka nisur prej ditësh grumbullimin për dy ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros, shkruan Demokracia.com.

“Dardanët” më 9 tetor mësojnë edhe kundërshtarët në grup në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

FFK-ja në postimin e shpërndarë ka shkruar se çelësi i suksesit për Kombëtaren janë harmonia dhe përkushtimi për Kosovën.

“Të bashkuar për Kosovën. Të bashkuar për sukseset e radhës. Ekipi kombëtar dhe tifozët Dardanët me padurim presim sfidat e radhës në Ligën e Kombeve  si dhe tërheqjen e shortit për kualifikimet e Euro 2024. Harmonia dhe përkushtimi për Kombëtaren është çelësi i suksesit”, ka shkruar FFK-ja në faqen zyrtare në Facebook./Demokracia.com/

Të ngjashme