Sport
“Ekipi i Kosovës” – Mallorca publikon fotografi të Muriqit e Rrahmanit
Demokracia
12:56 | 02 Gusht 2022

Share:

Mallorca ka publikuar një fotografi ku shihen dyshja e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.

Dyshja e “Dardanëve” u fotografuan së bashku pas ndeshjes miqësore mes Mallorcës dhe Napolit e cila u mbyll 1:1 më 31 korrik të këtij viti, shkruan Demokracia.com.

“Ekipi i Kosovës” – ka shkruar shkurtimisht faqja zyrtare e klubit spanjoll në Tëitter.


Muriqi e Rrahmani shihen në pamje të përqafuar mesvete.

Vedat Muriqi para pak kohësh nënshkroi përfundimisht kontratë me ekipin e La Ligës, derisa konsiderohet si një nga futbollistët kyç të skuadrës edhe sa ishte në huazim nga Lazio nga janari deri në fund të edicionit./Demokracia.com/

Të ngjashme