ShowBiz
Einxhel Shkira ndan momente të tjera romantike me Dj Dagzin kur kuptuan se po bëhen prindër
Demokracia
11:26 | 12 Nëntor 2022

Share:

Ish-banorët e Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz që gjetën dashurinë pikërisht gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme tashmë po presin të bëhen prindër.

Dyshja që kur përfunduan rrugëtimin në BB VIP kanë dokumentuar lidhjen e tyre të dashurisë përmes rrjeteve sociale.

Vetëm pak javë më parë ata njoftuan se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë teksa gjithashtu zbuluan se po presin një djalë.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Është Einxhel ajo që u ka dhënë fansave të tyre më shumë momente nga romanca e tyre, ndërsa edhe së fundmi ka ndarë disa imazhe me Dagzin.

Në foto, Einxhel e veshur me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë rozë shihet e shtrirë në një shtrat teksa mbi të qëndron Dagzin duke ia përqafuar barkun.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Fotografit janë shkrepur nga momenti kur ata kuptuan lajmin që do të bëhen prindër.

Në mbishkrimin, moderatroja gjithashtu ka bërë një dedikimin për foshnjën në ardhje.

 

“Sa shpejt fluturon koha kur je e lumtur…duket si dje kur e morën vesh dhe tani po të presim”, ka shkruar Shkira, ndërsa fotot u pasuan nga komente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të tyre.

Ndryshe, theksojmë se ndërkohë që Einxhel po i shijon muajt e fundit të shtatzënisë larg syrit të mediave, DJ nga Kosova po vazhdon angazhimet e tij me mbrëmje muzikore.

Të ngjashme