Lajme
Efiçienca e energjisë, kryeshefja e MCC-së inspekton izolimin e soliterave në Ulpianë
Demokracia
09:45 | 18 Tetor 2022

Share:

Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, ka marr pjesë në përurimin e renovimit të soliterave në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

MCC ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë ku 1 mijë shtëpi janë izoluar tërësisht dhe mbi 20 banesa shumë katëshe në shtatë qytete të Kosovës.

Albright me këtë rast tha se MCC ka bashkëpunim me 40 shtet të botës dhe se me Kosovën bashkëpunimi ka filluar në vitin 2017 duke investuar 49 milionë euro.

“Që nga viti 2004 MCC në bashkëpunim me 40 shtetet e botës i kanë ndihmuar gjithë andej në botë”.

“MCC me Kosovën ka bashkëpunuar që nga viti 2017 kur kemi bërë nënshkrimin e marrëveshjeve, me Kosovën kemi punuar bashkërisht në furnizim në energji elektrike, në sundim të ligjit etj”.

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në kapërcimin e krizës energjetike.

“Siç e dini kriza e energjisë që po ndodhë në botë është duke ndodhur edhe në Kosovë”.

“Natyrisht ShBA është duke ndihmuar Kosovën. Këtu kemi një partneritet te fuqishëm, shpresojmë që banorët do ta keni një dimër më të ngrohtë”.

Të ngjashme