ShowBiz
Efi i zë vendin Kiarës? Ky është emisioni që pritet ta moderoj ajo
Demokracia
19:56 | 20 Qershor 2023

Share:

‘Përputhen’ ishte një nga emisionet që u komentua më së shumti nga banorët brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Madje u përfol se pas daljes nga shtëpia, Kiara Tito mund të ishte një nga pretendentet për ta moderuar, duke i zënë vendin Bora Zemanit.

Por, duket se jo! Ajo që po përflitet e që konfirmohet nga ‘Kryefjala’ nuk është as më shumë e as më pak se vetë ish-konkurentja, Efi Dhedhes.

Mesa duket Efi i mori pozicionin Kiarës, e cila e kishte shfaqur si dëshirë moderimin e këtij emisioni.

Kujtojmë se Bora do moderojë ‘Dancing with the Stars’, ndaj do duhet gjetur një zëvendësuese.

Por, na mbetet të presim deri në shtator për të zbuluar se kush do e moderojë!

Të ngjashme