Lifestyle
Efektet e vitaminës D dhe si ndikon ajo në trurin e njeriut
Demokracia
08:56 | 28 Shkurt 2021

Share:

Për një kohë të gjatë, efektet e vitaminës D, sidomos gjatë stinës së dimrit, janë përmendur shumë.

Sipas studimeve të ndryshme, kjo lloj vitamine, në nivelet e duhura të saj, ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë, transmeton Demokracia.com

Efekti i kësaj vitamine po ashtu ndikojnë në sistemin imunitar dhe është konfirmuar që nevojitet një dozë prej 600 njësish të vitaminës D tek rriturit e moshave 19 deri në 70 vjeçare.

Pas kësaj moshe, nevojiten 800 njësi të kësaj vitamine.

Nëse jeni  të diagnostikuar me mungesë të vitaminës D, atëherë duhet të siguroheni që do të merrni deri në 50,000 njësi të vitaminës në javë për deri 3 muaj.

Ekspertët paralajmërojnë kujdes në lidhje me doza të larta të vitaminës D që mund të shkaktojë toksicitet në organizëm.

Nëse e teproni me vitaminën D do të vuani nga marramendjet dhe të përzierat.

Simptoma të tjera përfshijnë mungesën e oreksit, plogështinë dhe rënie në peshë.

Për më tepër, ky toksicitet rrit nivelet e kalciumit në organizëm.

Një gjë e tillë çon më pas në shfaqjen e gurëve në veshka./Demokracia.com

Të ngjashme