Lajme
Edi Rama të premten takim me Rishi Sunak në Britani të Madhe, në fokus emigrantët
Demokracia
14:22 | 11 Tetor 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të premten drejt Britanisë së Madhe për një vizitë zyrtare. Rama pritet të takohet me homologun e tij Rishi Sunak.

Në fokus të vizitës pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Disa ditë më parë gjatë qëndrimit në Granada ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të përbashkët me liderët kryesorë të Europës, mes të cilëve edhe kryeministrin britanik.

Në fokus të bisedimit ka qenë lufta kundër grupeve që organizojnë kalimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe

Të ngjashme