Lajme
Edi Rama rritë pagat e Policisë së Shqipërisë, Albin Kurti i nëpërkëmbë Policinë e Kosovës
Demokracia
21:46 | 01 Nëntor 2023

Share:

Përderisa policët e Kosovës, madje edhe ata të njësive më elitare që përballen me rrezikshmëri të lartë në përballje me grupet terroriste serbe, po detyrohen të protestojnë për të drejta elementare si pagesa e rrezikshmërisë, jo shumë larg tyre, kolegët nga Shqipëria, sot morën një lajm të gëzuar. Policët e Shqipërisë sot morën vesh se pagat e tyre do të rriten.

Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten në fillim të vitit 2024. Lajmin e kumtoi Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, afër të të cilit u pa ditë më parë edhe Sveçla.

“Buxheti 2024 do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie”, ka thënë Balla.

Përderisa Qeveria Rama po e përmirëson jetën e policëve të saj, policët e Kosovës po nëpërkëmben nga Qeveria e Albin Kurtit.

Gjersa Kurti nuk ka bërë zë për kërkesat e policëve, ministri i tij Xhelal Sveçla me një status në Facebook, provoi të manipuloi dhe të luaj me dinjitetin e policëve, të cilët ia zbardhën fytyrën dhe e nxorrën nga gremina ku kishte rënë Qeveria e Kosovës kur ndodhi sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. /Demokracia.com/

 

Sveçla mashtron për pakënaqësitë e NJSI-së: Ata që protestuan sot marrin paga mujore mbi 2 mijë euro

 

LEXO EDHE:

Pafytyrësia e Sveçlës që dikur i gjuante edhe me gurë policët dhe pasuria milionëshe e tij

Të ngjashme