Lajme
Pafytyrësia e Sveçlës që dikur i gjuante edhe me gurë policët dhe pasuria milionëshe e tij
Demokracia
20:00 | 01 Nëntor 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që zotëron pasuri milionëshe, flet pa asnjë ndjesi për kërkesat e policëve të Njësisë Speciale Intervenuese, të cilët sot protestuan për herë të parë që prej themelimit të Policisë.

Gjashtë orë pas përfundimit të protestës, milioneri që si opozitar sulmonte policinë me gurë, shkruajti një status në Facebook.

Ai nuk premtoi përmbushje të kërkesave të policëve, por i akuzoi ata se kanë marrë mbi 2 mijë euro pagë, pa treguar se ata kanë punuar mbi 600 orë në muaj, shkruan Demokracia.com.

Por, cila është pasuria e ministrit që kalon edhe netët në kampin e Njësive Speciale kinse po kujdeset shumë për ta.

Në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Sveçla ka deklaruar shtëpi në emër të prindit 300 metra katrorë në vlerë 600 mijë euro, po ashtu lokal 200 metra katrorë në vlerë 650 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedon veturë të tipit Audi në vlerë 3 mijë e 100 euro.

Sveçla zotëron aksione në shoqëri tregtare, kurse para të gatshme në banka në emër të veta ka deklaruar 1222 euro, mbi 1900 euro në emër të gruas dhe 300 euro kursime në emër të fëmijëve.

Ministri Sveçla ka deklaruar se ka dy kredi për të shlyer.

Xhelal Sveçla kur nuk mbante petkun e ministrit, si opozitar e kishte sulmuar edhe me gurë Policinë e Kosovës.

Në një video të publikuar më parë shihet sesi Sveçla hedh gurë mbi policët gjatë një proteste, pastaj largohet duke mundur t’i shmanget kapjes prej tyre.

Ministri si duket ka harruar edhe sjelljet banditeske të Vetëvendosje, ku në çdo protestë të organizuar janë përleshur me policinë e Kosovë, duke u hedhur gjësende të ndryshme atyre.

Të ngjashme