Lajme
Edhe Sveçla infektohet me ‘virusin e shefave’, e fshehu porosinë që e mori nga ambasadori italian
Demokracia
22:14 | 31 Mars 2022

Share:

Fshehja e porosive që marrin në takimet me të huajt ose edhe shtrembërimi i bisedave nga zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës më nuk paraqet lajm .

Në shumë takime së fundmi zyrtarë të lartë qeveritar duke filluar nga kryeministri Albin Kurti, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi e tash së fundmi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë dalë blof ose janë kundërshtuar nga ata që janë takuar, shkruan Demokracia.com.

Ende pa u harruar mirë skandali i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili u përgënjeshtrua publikisht nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, meqë pas takimit të tyre Bislimi nxori në Twitter përfundime të paqena.

“Fatkeqësisht ky nuk është përshkrim korrekt i asaj çfarë kam deklaruar në takim”, shkroi Berge si kundërpërgjigje ndaj cicërimës së Bislimit se “Berge e mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës”.

Një veprim të ngjashëm e bëri edhe kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre, shkruan Demokracia.com.

Në komunikatën që e dërgoi Qeveria e Kosovës pas takimit të Kurtit me kryeministrin e Norvegjisë, nuk ishte paraqitur ajo që ishte thënë në takimin e tyre, pasi që Qeveria norvegjeze e nxori në shesh atë që ishte biseduar.

E sonte edhe ministri Sveçla, i cili ka qejf të jetë si Kurti, po e kopjon atë edhe në gabime.

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, e ka porositur ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që ta kursejnë retorikën e ashpër, sepse kjo do të mund të shpinte në rritjen e tensioneve.

Ai këtë porosi ia ka dhënë Sveçlës në takimin që kanë zhvilluar sot, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi të Ambasadës italiane në Kosovë.

Ambasadori italian – Sveçlës: Kujdes nga retorika, mund t’i rrisni tensionet

Ambasadori De Riu takoi sot ministrin Xhelal Sveçla. Diskutuan për situatën e sigurisë në #Kosovë, programet dypalëshe dhe masat e marra për të shmangur incidentet para zgjedhjeve në  Serbi. Ai përsëriti thirrjen që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionin”, thuhet në njoftimin e tyre në Tëitter.

E pas kësaj në Facebook ka shkruar edhe ministry Sveçla, por ai e ka fshehur porosinë që ka marrë nga ambasadori De Riu.

“Kisha kënaqësinë që sot të pres në zyrën time Ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Antonello De Riu, Zëvëndës shefin e Misionit z. Ugo Ferrero dhe Atasheun policor z. Enrico Gurnari. Bashkë biseduam për tema të ndryshme por në fokus thellimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara të sigurisë. Të gjitha institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në historikun e zhvillimit të tyre kanë ndihma nga më të ndryshmet nga Italia. Gjej rastin ti falënderoj prapë për takimin e frytshëm dhe vullnetin e madh për të na ndihmuar në avansimin e politikave të sigurisë.”, ka shkruar Sveçla./ Demokracia.com/

Të ngjashme