Lajme
Edhe sa shkallë duhet kaluar, deri te liberalizimi i vizave?
Demokracia
14:40 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan që u duhen viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë adoptuar tekstin e miratuar nё mes tё Komisionit Evropian dhe Këshillit tё BE-sё nё lidhje me liberalizimin e vizave pёr Kosovën.

Sipas tekstit tё miratuar sot, qytetarët e Kosovës do tё gëzojnë lirinë e lëvizjes nё zonën Schengen paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, por nё çdo rast jo më vonë se më 1 janar tё vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë përmes një grafike ka treguar se edhe sa shkallë duhet t’i kalojë Kosova deri të liberalizimi i vizave.

Sipas grafikës e cila përmban 13 shkallë, shtatë prej tyre janë kaluar, ndërsa duhen edhe gjashtë shkallë deri te liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë.

Ja tabela:

Të ngjashme