Lajme
Edhe pse është profesor fakulteti, deputeti Ardian Gola tregon se nuk ka lidhje me histori
Demokracia
14:18 | 08 Shtator 2022

Share:

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, i është bashkuar thirrjeve dhe linçimeve kundër SBASHK-ut.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, i ka dalë në krah shefit të tij, Albin Kurti, kundër grevës së mësimdhënësve.

Gola, i cili është edhe profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke u munduar të tregohet i zgjuar, ia ka huqur me historinë.

“Me perdorimin e femijeve si mjete sindikale, cdo fitore sindikale i ngjan fitores se Pirros. Dallimi eshte se Pirro kishte sakrifikuar ushtaret e vet”, ka shkruar Gola në rrjetin social Facebook, shkrim ky që i referohet Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (SBASHK).

Në fakt edhe ata që nuk e dinë mirë historinë, vetëm me një kërkim në “Google”, mund ta gjejnë se Pirro nuk i sakrifikoi ushtarët e tij, shkruan Demokracia.com.

Duke marrë me vete 20 elefantë lufte dhe një forcë kalorësie prej 3000 vetash, Pirro korri fitore në Heraklea dhe Ausuculum, duke i përdorur trupat lokalë për të mbushur boshllëqet, që Gola i cilëson si ushtarë të tij.

Sipas historisë, Pirro i Epirit u bë më shumë i famshëm kur kaloi ngushticën e Otrantos me 20 mijë këmbësorë, 3 mijë kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos.

Por, Gola që duket se e ka ngatërruar edhe historinë dhe po i nënçmon e kritikon mësimdhënësit, vetëm si shtesa brenda vitit ka marrë nga buxheti i Kosovës gjithsej 9 mijë e 218 euro, kurse paga vjetore e një mësimdhënësi në shkollën fillore është 5 mijë e 42 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme