Lajme
Edhe pse aty ishte ambasadori, Prindon Sadriu e shfrytëzon rastin të bëhet pjesë e tavolinës së takimit të presidentes Osmani
Demokracia
20:21 | 26 Prill 2023

Share:

Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, e ka shfrytëzuar rastin që të jetë prezent në shtetin ku pushteti ia mundësoi të shërbente si u.d. i ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, ku tani shteti ka një ambasador të ri.

Prindon Sadriu u pa prezent në takimin e presidentes Osmani me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Prezent ishte edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, shkruan Demokracia.com.

Pjesë e delegacionit kosovar në vizitën e Vjosa Osmanit në Maqedoninë e Veriut ishte edhe dikur analistja e pushtetit, e cila tani është bërë këshilltare e presidentes Osmani, Donika Kadaj Bujupi.

Në njoftimin e lëshuar nga Osmani thuhet se në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sot me kryeministrin Dimitar Kovacevski, diskutuam vullnetin e përbashkët për ta zgjeruar bashkëpunimin tonë dypalësh për t’i afruar edhe më shumë qytetarët tanë”, u tha në njoftimin e Presidences.

Prindon Sadriu shërbeu për disa muaj si u.d. i ambasadorit në Maqedoninë e Veriut për shkak të vonesave në emërim të ambasadorëve nga Qeveria Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme