Lajme
Edhe për tragjedinë mbrëmë në “Bon Vivant” Bajqinovci godet mediat
Demokracia
10:30 | 05 Gusht 2023

Share:

Mbrëmë ndodhi një ngjarje tejet e rëndë në një kafene në Prishtinë, ku një person humbu jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndërsa dhjetëra të tjetër janë lënduar, por deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit, nuk po i pëlqen raportimi i mediave, ngase po supozon se mediat po e mbajnë “të heshtur faktin” se kafeneja “Bon Vivant” është në pronësi të Nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajli, kështu duke e politizuar edhe një ngjarje siç janë përleshjet nëpër kafene.

Reagimi i Bajqinovcit:

Lajm shumë i rënd humbja e një jete dhe plagosjet e mbrëmshme në Prishtinë. Ngushëllime familjes ndërsa të lënduarve e të plagosurve, shërim të shpejt.

Çfarë po ndodh me këtë lokal ku shumë shpesh ndodhin raste të tilla?! Ajo që më bën po ashtu përshtypje mënyra se si po raportohet kjo ngjarje e dhimbshme në një lokal që është hera e dytë që ndodhin vrasje, duke heshtur faktin se ai është i Nenkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili. Po të ishte i ndonjë anëtari të VV-së, do të kishim një tjetër frymë raportimi.

Edhe njëherë shpreh keqardhje për çfarë ka ndodhur mbrëmë dhe lutem që mos të na ndodhi asnjëherë më.

Të ngjashme