Sport
Edhe mediave serbe iu vie rendi të raportojnë për incidentin në Gjilan
Demokracia
11:56 | 04 Prill 2022

Share:

Incidenti i rëndë në Anamoravë në ndeshjen kampionale mes Gjilanit dhe Ballkanit ka bërë bujë edhe në shtetet e rajonit.

Mediat kroate, por edhe ato serbe kanë raportuar për sulmin fizik ndaj portierit të Ballkanit nga disa tifozë gjilanas në derbin e javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Një ditë pas incidentit, ju ka ardhur rendi edhe mediave serbe që të raportojnë për lajmin që dje “dridhi” futbollin e Kosovës.

Ata në raportimet e tyre sigurisht se janë marrur edhe me shtetin e Kosovës.

“Çmenduri në Kosovë: Huliganët hynë në fushë dhe qëlluan në kokë portierin”, thuhet në titullin e mediumit “Telegraf.rs”.

“Një video shokuese vjen nga shteti i rr*jshëmKosovës. Tifozët brutalisht e qëlluan portierin në kokë, ai u transportuar më pas në spital”, thuhet në titullin e mediumit tjetër serb, Novosti, të cilët si zakonisht të njohur për skandale, merren edhe me shtetin e pavarur të Kosovës.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është sulmuar nga disa tifozë vendas të cilët hynë në fushë për të festuar golin e minutës së fundit.

Frashëri u dërgua me autoambulancë në spitalin e Gjilanit për të marrë trajtimin e nevojshëm, derisa tek në orët e mbrëmjes u lirua për në shtëpi. /Demokracia.com/

Të ngjashme