Pas PDK-së, ka reaguar edhe dega e LDK-së në Kamenicë pas zgjedhjes së Dalibor Filipoviqit nënkryetar i Kamenicës. Komuna e Kamenicës udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Dega e LDK-së në Kamenicë e ka kundërshtuar zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipoviqit, por nga pushteti i VV-së jemi mbivotuar. Pikërisht ne nuk e kemi mbështetur këtë propozim të kryetarit Rahimaj për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete i cili erdhi drejtpërdrejtë në Kuvend dhe pa asnjë konsultim paraprak, por çudia ishte pse nxitonin kur kërkohej të ketë konsultime dhe të dinë delegatët se kush është ky i propozuar”, thuhet në reagimin e Jeton Biqkaj, kryetar i degës së LDK-së në Kamenicës.
Demokracia.com ka raportuar sot ekskluzivisht për emërimin e Filipoviqit nënkryetar të Kamenicës.
“Nga 27 delegatë vetëm 10 kanë votuar pro. Por votat e abstenuara ia mundësuan që të zgjidhet.
Shpresoj që MALP, do ta kthej në rishqyrtim. Ne grupi i delegatëve të LDK-së jemi deklaruar që mbështesim që Komuna jonë të ketë nënkryetar nga komunitetet edhe pse ligjërisht si takon, por ai të jetë një nënkryetar që përfaqëson interesat e komuniteteve, por edhe të gjithë qytetarëve të Kamenicës e jo fans të Jabllanoviqit. Ps. Jabllanoviqi u pat shkarkuar nga kryeministri Mustafa për gjuhën e përdorur”, thuhet në fund të reagimit. /Demokracia.com/