Lajme
FOTO| Komuna e udhëhequr nga LVV-ja e emëron nënkryetar për komunitete personin që i quante nënat gjakovare “egërsira”
Demokracia
14:37 | 07 Maj 2022

Share:

Dalibor Filipoviq është zgjedhur nënkryetar për komunitete në Komunën e Kamenicës.

Seanca u mbajt më 28 prill dhe nuk u transmetua “live” si herëve të tjera, ku Filipoviq ka marrë 10 vota për nënkryetar, raporton Demokracia.com.

Ky i fundit kishte përkrahur fuqishëm ish-ministrin Aleksandar Jabllanoviq, i cili mori reagime të ashpra, pasi i kishte fyer nënat gjakovare.

Në një koment, ai i referohet Kosovës si “Kosova e Metohi” dhe thotë se termi “egërsira” ndaj nënave gjakovare nuk ka qenë aspak gabim.

Veç kësaj, Demokracia.com në llogarinë në Facebook të Filipoviqit ka vërejtur se ai ka shpërndarë edhe poezi kushtuar serbëve të vrarë në Koshare.

Nuk dihet nëse Filipoviq është pjesë e ndonjë partie serbe, por ai me profesion është jurist.

Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti në vazhdimësi kishte kritikuar qeveritë tjera se po emëronin në pozita serbë që fyejnë e nuk e njohin shtetin e Kosovës. Goran Rakiq i Listës Serbe është emëruar Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme