Lajme
Edhe Kurti e konfirmon lajmin e Demokracia.com për 100 mijë litra vaj pa letra
Demokracia
23:30 | 10 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konfirmuar lajmin e Demokracia.com se në depon kryesore të rrjetit të marketeve “Viva Fresh Store”  është gjetur vaj pa dokumentacion dhe se janë mbyllur dy depo. 

Ky aksion për të cilin raportoi Demorkacia.com u  zhvillua nga Inspektorati i Tregut i MINT  në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Burimet e Demokracia.com thanë se në këtë depo janë gjetur 100 mijë litra vaj të fshehura.

EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka shkruar kryeministri.

MINT konfirmon raportimin ekskluziv të Demokracia.com ku në depon e Viva Fresh-it u gjetën 100 mijë litra vaj të fshehura

Të ngjashme