Sport
Edhe Kryeziu mendon si Giresse: Jemi ndjerë sikur në Prishtinë, atmosfera ishte fantastike
Demokracia
20:36 | 29 Mars 2022

Share:

Është mbyllur pa fitues përballja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës dhe Kosovës.

Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Letzigrund” në qytetin e Cyrihut, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe mbrojtësi i qendrës, Mirlind Kryeziu.

Giresse: Tifozët na bënë të ndihemi sikur po luajmë në Prishtinë, jam shumë i lumtur

Edhe Mirlind Kryeziu deklaroi njëjtë sikur përzgjedhësi, Giresse. Ai tha se atmosfera e krijuar nga tifozët i bënë ata të jenë ndjerë sikur po luajnë në Prishtinë.

“Kur vendosa të luajë për Kosovën, kam besuar se do të luajmë një ditë ndaj Zvicrës, të cilën e përjetova. Ishte kënaqësi për mua të luajmë në Cyrih dhe falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium. Atmosfera ishte fantastike dhe jemi ndjerë sikur po luajmë në Prishtinë”, tha Kryeziu. /Demokracia.com/

Të ngjashme