Sport
Giresse: Tifozët na bënë të ndihemi sikur po luajmë në Prishtinë, jam shumë i lumtur
Demokracia
20:29 | 29 Mars 2022

Share:

Është mbyllur pa fitues përballja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës dhe Kosovës.

Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Letzigrund” në qytetin e Cyrihut, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është shprehur i lumtur me angazhimin e futbollistë “dardanë”.

Xhaka vlerëson “Dardanët” pas ndeshjes, ka disa fjalë edhe për Shqipërinë

Francezi vlerësoi edhe tifozët e Kosovës, duke thënë se atyre se i bënë të ndihen sikur po luanin në Prishtinë dhe jo në Cyrih.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe me angazhimin që kanë treguar në këtë ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë. E kam ditur që do të ketë shumë tifozë në këtë ndeshje dhe na është dukur sikur të luanim në Prishtinë. Këto dy ndeshje kanë qenë për të parë lojtarët sesi luajnë së bashku dhe këtë e kemi arritur dhe tani e kam një ide më të qartë sesi luajnë lojtarët. Dhe dy ndeshjet që i kemi bërë kemi mësuar shumë dhe janë tejet pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve dhe lojën që e kanë bërë në këto dy ndeshje do ta veçoja”, është shprehur Giresse pas ndeshjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme