Lajme
Edhe kriminaliteti është rritur me Qeverinë Kurti: Theret e grabitet edhe një taksist në Henc të Fushë Kosovës
Demokracia
13:39 | 13 Janar 2024

Share:

Një person është therur me thikë dhe është grabitur nga tre persona të armatosur në fshatin Henc të Fushë Kosovës. 

F.S, 38 vjeçar, me profesion taksist, mbrëmë në orët e vona është ndalur në rrugë nga tre pesona. Njëri nga të dyshuarit ka qenë i armatosur me armë automatike.

Demokracia.com ka mësuar nga burime brenda autoriteteve të sigurisë se viktimës ia kanë marrë 150 euro “cash” dhe telefonin e tij.

Njëri nga të dyshuarit më pas e ka goditur viktimën në krahun e majtë me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë thikë.

Të dyshuarit janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Aty kanë dalë më pas Policia dhe ndihma e shpejtë për t’i ofruar ndihmë viktimës.

Dukuria e ndaljes së veturave dhe grabitjes së tyre po kthehet në shqetësim për qytetarët.

Demokracia.com vetëm dy ditë më parë raportoi edhe për një grabitje tjetër të kësaj natyre. Një shtetas turk u ndalua nga dy persona dhe iu gabitën 10 mijë euro dhe dokumentet personale.

Lajmi i Fundit: Një shtetas turk rrihet dhe i vidhen 10 mijë euro në Prishtinë

Të ngjashme