Lajme
Edhe Albulena Haxhiu merr merita për operacionin “Pika”, hetimet nisën para një viti e gjysmë
Demokracia
11:42 | 14 Mars 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas aksionit të madh të IPK-së dhe Prokurorisë Speciale ku u arrestuan mbi 40 policë dhe dy doganierë.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka marrë meritat lidhur me këtë operacion duke i thënë se më herët drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për këtë veprim, përcjell Demokracia.com.

“Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët. Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë tutje ajo.

Megjithatë, Demokracia.com merr vesh se hetimet për këtë ngjarje kishin nisur shumë kohë më parë, më konkretisht para një viti e gjysmë.

Ndryshe, aksioni i madh i Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit Policor, siç ka mësuar Demokracia.com, është zhvilluar në tri lokacione dhe të arrestuar kanë përfunduar mbi 45 policë kufitarë të Kosovës dhe 2 doganierë.

Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për krim të organizuar, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Ekskluzive: Arrestohen mbi 40 policë e doganierë të pikave kufitare “Qafë Morinë” e “Qafë Prush”

Të ngjashme