Lajme
Ekskluzive: Arrestohen mbi 40 policë e doganierë të pikave kufitare “Qafë Morinë” e “Qafë Prush”
Demokracia
08:46 | 14 Mars 2022

Share:

Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Shtetit kanë nisur një aksion të madh në orët e hershme të mëngjesit.

Nga ky aksion i madh që Demokracia.com ka mësuar se po zhvillohet në tri lokacione janë arrestuar mbi 40 policë kufitarë të Kosovës dhe disa doganierë.

Siç ka mësuar Demokracia.com, ata dyshohen për krim të organizuar, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë, aksionin që u zhvillua mëngjesin e sotëm e ka konfirmuar edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Operacionit i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Demokracia.com.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion të Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit Policor.

Lexo edhe: 

 

https://demokracia.com/video-aksion-i-policise-ne-piken-kufitare-ne-morine-momenti-kur-transportohen-te-arrestuarit/

 

Të ngjashme