Lajme
E zhdukur prej 7 muajsh, gjendet në Shqipëri 48-vjeçarja greke
Demokracia
11:03 | 18 Shtator 2023

Share:

E zhdukur prej 7 muajsh, gjendet në Shqipëri 48-vjeçarja greke

Është gjetur në Shqipëri 48-vjeçarja greke Irini Papagelou, e cila ishte zhdukur para 7 muajsh nga Neohori të Halkidikisë.

48-vjeçarja greke Irini Papagelou e zhdukur prej shtatë muajsh është gjetur në Shqipëri.

Mediet greke bëjnë me dije se gjurmët e saj të fundit kanë qenë Neohori të Halkidikisë që prej muajit mars, por është gjendur në Shqipëri të premten (15 shtator).

Autoritetet shqiptare sinjalizuan autoritetet greke se Irini u gjet në Shqipëri. Menjëherë më pas ajo u transportua në Greqi.

Mbrëmë vonë, Irini është rikthyer në krahët e familjes së saj.

Të ngjashme