Lajme
Kurti: I bëj thirrje të dorëzohen grupit të armatosur që po e sulmojnë Policinë e Kosovës
Demokracia
12:29 | 24 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se janë së paku 30 persona që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Janë sulmuar me granta dore e zolla. Ditë e rëndë për vendin tonë. Sulmet grupet e armatosura po vazhdojnë akoma. Krimi organizuar me mbështetje politike, logjistike e ekonomike nga Beogradi po sulmon vendin tonë. Ata do të kapën kapen e gjykohen. Si qeveri i qëndrojmë familjes së policit të rënë, policëve të plagosur dhe policisë. Sulmet mbi policinë tonë po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të stërvitur profesionalisht që po e sulmojnë policinë tonë. I bëj thirrje të dorëzohen.”, tha Kurti./Demokracia.com/

Të ngjashme