Lajme
E ulët: Ramabaja i VV-së e quan “tejet mazohiste” Halimin e LDK-së
Demokracia
21:03 | 08 Maj 2023

Share:

Analisti i afërt me qeverinë e Kosovës, Sadri Ramabaja, ka reaguar ndaj zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi, e cila ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për komentet e tij të fundit.

Sipas gjykimit të zotit Ramabaja, pohimet e zonjës Halimi shpërfaqin “fytyrën reale të LDK-së si forcë politike pa kauzë”. Ai u lëshua në gjuhë tepër të ulët duke akuzuar Halimin për “mazohizëm”.

“Lexojeni këtë deklaratë politike pa sens të zonjës Halimi… Ajo shpërfaq fytyrën reale të LDK-së – si forcë politike pa kauzë, por kësaj radhe na rezulton në vetvete edhe tejet mazohiste.” – ka shkruar Ramabaja.

Çka tha zëdhënësja e LDK-së?

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për strategjinë e saj të vonuar dhe të paqartë. Ajo tha se qeveria po krijon një realitet paralel, duke mos e pranuar përgjegjësinë për veprimet e vonuara të vetes.

Në një postim në Facebook, Halimi kritikoi shkarkimin e ekipit “vetmenaxhues” nga qeveria, duke e quajtur atë një projektim të dështuar. Ajo argumentoi se në mungesë të një fajtori kujdestar, qeveria po kërkon fajtorë të tjerë dhe kësaj radhe po fajëson vendet e Bashkimit Europian për gjendjen aktuale në Kosovë.

Halimi e kritikoi edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, i cili sipas saj po fajëson vendet e BE-së për gjendjen aktuale në Kosovë.

Të ngjashme