Lajme
E thumboi Kurtin për dinarin, takohet me Lajçakun: A po i përzihet presidentja Qeverisë në dialog?
Demokracia
14:39 | 02 Mars 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miraslav Lajçak, ku kanë diskutuar për çështjen e dinarit.

Pavarësisht qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, se ketë temë nuk e diskuton me BE-në në nivelin politik, Osmani nuk ka hezituar që temën në fjalë ta diskuton me diplomatin evropiane.

Të dy palët kanë treguar temat që kanë diskutuar në takim.

Fillimisht, emisari, Miroslav Lajçaku, ka treguar se temë e diskutimit ka qenë edhe çështja e dinarit.

Diskutimin me shefen e shtetit ai e ka vlerësuar si të dobishme.

Vlerësoj bisedën e dobishme me presidenten Vjosa Osmani në margjina të Forumit Demokratik të Antalisë. Folëm rreth zhvillimeve të fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajta në Bruksel.”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në platformën “X”.

Ndërsa, sot edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për takimin e fundit në Bruksel.

Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani.

parë në Bruksel për çështjen e dinarit. Në këtë takim Kosova është përfaqësuar dhe guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ndonëse kishte ftesë për këtë takim, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte refuzuar të merret pjesë, duke thënë se çështja e dinarit nuk duhet të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

Kritikat e Osmanit për dinarin

Presidentja Vjosa Osmani javën e kaluar ka thumbuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e dinarit.

Pas konferencës rajonale, “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, Osmani kishte thënë se kjo temë nuk është dashur të jetë shkak për një përplasjes të re të Kosovës me aleatët.

Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, nuk është dashur të bëhej çështje fare. Unë jam e bindur se nëse ka vullnet me një takim, i cili mund të zgjasë disa orë, mund të ulen të gjitha institucionet relevante dhe të dalin me hapa konkretë duke u bazuar në ligje dhe të marrim edhe përkrahjen e aleatëve për zbatimin e saj. Siç e dini, nëse kjo çështje nuk zgjidhet me kohë mund të krijohen probleme të mëtejme”, ka thënë dje Osmani.

Ajo ka shprehur shqetësimet e saj edhe rreth raporteve të Kosovës me aleatët.

E para e shtetit ka ftuar të gjitha institucionet që të kenë kujdes rreth raporteve të Kosovës me aleatë.

Unë i inkurajoj të gjitha institucionet e secilin që merret me politikë të bëjë çmos që këto relacione dhe në veçanti me ShBA-në, Mbretërinë Bashkuar dhe vendet e BE-së t’i konsiderojmë jo vetëm si të rëndësishme, por ekzistenciale. Në këto sfida na duhen aleatët tanë, na duhen partnerët tanë. Jo vetëm si shenjë falënderimi që e kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion për atë çka na duhet në të ardhmen. Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë”, ka thënë Osmani.

Osmani edhe më herët kishte treguar se ka disa dallime me kryeministrit Kurti, sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

Shefja e shtetit publikisht kishte treguar se është munduar ta bind kryeministrin Albin Kurti që Kosova ta shkruaj se bashku me ShBA-të draft-statutin e Asociacionit, por nuk ia ka arritur.

Në një interviste për emisioni “Click” në RTV21, ajo ka thënë se argument e saj për këtë çështje nuk i janë dukur bindëse kryeministrit.

Po ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur shumë bindëse argumentet, çka po doni të iu them tjetër. Është pyetje që duhet të ia bëni kryeministrit, pse drafti nuk është hartuar nga ana e Republikës së Kosovës. Ai e ka një qëndrim, unë e kam një qëndrim të cilin e kam thënë shumë qartë dhe atë përmes një viti: Kosova është dashur ta hartojë draftin e saj se bashku me SHBA-të”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme