Lajme
“E thërret në telefon, takohen në veturë e sulmon disa herë me thikë” – gjykata përshkruan detaje të vrasjes në Gjilan
Demokracia
16:31 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar 30 ditë paraburgim për D.T. i cili dyshohet se e vrau me thikë viktimën A.B të shtunën në fshatin Dobërçan.

Sipas Gjykatës, ai e vrau “në mënyrë dinake” dhe “me dashje” A.B për motive ende të panjohura.

Dorasi që akuzohet për vrasje të rëndë, siç njofton Gjykata, e thirri fillimisht në telefon viktimën dhe më pas ata u takuan në një automjet, ku A.B. nisi të sulmohej për vdekje.

“Më datë 16.12.2023 rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Hamdi Kastrati” në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, i pandehuri D. T. në mënyrë dinake, me dashje për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., po ashtu nga fshati Dobërçan, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen dhe pasi që ulet në karrigen e parë të automjet dhe me automjet kishin lëvizur.

Aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B. dhe të njëjtin në mënyrë dinake e godet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ikë në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B., ndërsa i pandehuri i’u ishte vu pas në ndjekje dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e zen viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për ti ndarë, e kap për trupi të pandehurin D. T. dhe e largon nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa të dëmtuarin e dërgon deri tek ordinanca private, aty nga doktori i jepet ndihma e parë mjekësore dhe të njëjtin e transportojnë deri në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ku edhe konstatohet vdekja, sepse i njëjti nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara. I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të ngjashme