Lajme
E rrallë në qeverisjen e tij, Kurti në Llap pret një shirit dhe vë një gurthemel
Demokracia
10:11 | 08 Shtator 2022

Share:

Si rrallëherë, kryeministri Albin Kurit ka prerë një shirit dhe ka vënë gurthemelin e një shkolle.

Ai ka marrë sot pjesë në përurimin e sallës së Edukatës Fizike, në shkollën “Luigj Gurakuqi”, në Batllavë të Podujevës dhe ka vënë gurthemelin për ndërtimin e shkollës “Ilir Konushefci” në Llugë, të po të njëjtës komunë.

Pamjet nga këto ceremoni i ka ndarë Kurti edhe rrjetet sociale. Në njërën prej videove, ai shihet edhe duke luajtur me top.

Në të dy ngjarjet, ai ka qenë i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

LEXO EDHE: 

Sikur të mos ndodhte asgjë, Kurti bashkë me Bulliqin luajnë futboll

 

Të ngjashme