Lajme
Sikur të mos ndodhte asgjë, Kurti bashkë me Bulliqin luajnë futboll
Demokracia
09:51 | 08 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci po qëndrojnë në Podujevë.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci po qëndrojnë në qytetin e Podujevës.

Ata së bashku me kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi kanë përuruar sallën e Edukatës Fizike në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Batllavë të Podujevës.

Pas vunë gurthemelin e shkollë së re në fshatin Llugë, në hapjen e kësaj salle të Edukatës Fizike, Kurti sikur të mos ndodhte asgjë, së bashku me Buqlliqin dhe disa të tjerë kanë hedhur paksa një top futbolli, duke u munduar ta bëjnë më atraktive këtë vizitë të tij në Podujevë, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pavarësisht se mësimi nuk është duke u zhvilluar, me përjashtim të komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti nga Podujeva ka bërë një “zbulim të jashtëzakonshëm” se si të dilet nga kjo situatë, duke thënë se vetëm me nisjen e mësimit dhe me shkuarjen e mësimdhënësve në shkollë mund të dilet nga kjo situatë në të cilin gjendet arsimit parafillor dhe fillor në vend. /Demokracia.com/

Të ngjashme