Kuriozitete
E rrallë: Fotografi kap anijen që po ‘lundron’ në ajër
Demokracia
09:20 | 05 Mars 2021

Share:

N fotografi në të cilën shihet një anije duke pluskuar në ajër, si rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë, ka marrë vëmendje të madhe.

David Morris bëri një foto të anijes ndërsa ecte pranë Falmouth, Cornwall, transmeton Demokracia.com

Meterologu i BBC David Braine tha se “mirazhi superior” ndodh për shkak të “kushteve të veçanta atmosferike që ‘thyejnë’ dritën”.

Ai tha se iluzioni është i zakonshëm në Arktik, por mund të shfaqet “shumë rrallë” në MB gjatë dimrit.

Morris tha se ai ishte “shtangur” pasi kapi foton ndërsa shikonte detin nga fshati Gillan.

Braine tha: “Mirazhet superiore ndodhin për shkak të gjendjes së motit të njohur si përmbysja e temperaturës, ku ajri i ftohtë shtrihet afër detit me ajër të ngrohtë mbi të”./Demokracia.com

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024