Lajme
E rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Demokracia
09:03 | 12 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën në Gjilan, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet të fortë, ku si pasojë ajo ka pësuar lëndime trupore.

“DHUNË NË FAMILJE/Gjilan 11.03.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij kosovare duke e goditur atë me një mjet të fortë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme