Lajme
E rëndë në Rahovec: Dhunohet e mitura, policia arreston të dyshuarin
Demokracia
09:24 | 14 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrrestuar një person pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Rahovec.

Sipas policisë, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e të miturës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, me viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme