Kuriozitete
E pazakontë në SHBA – një burrë është arrestuar tri herë brenda një dite në Kaliforni
Demokracia
13:39 | 18 Shkurt 2022

Share:

Një burrë nga Kalifornia Jugore u arrestua tre herë në 16 orë të dielën.

Arrestimi i parë i James Langdon ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në Glendale në Los Angelos pasi dyshohet se kaloi një rrugë të kryqëzuar ani pse semafori ishte i kuq.

47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në spital pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Ai u lirua më vonë dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë në një datë të mëvonshme.

Disa orë më vonë, ai u arrestua për herë të dytë pasi dyshohet se kishte tentuar të hynte në një qendër tregtare megjithëse ajo ishte e mbyllur. Ai u arrestua për shkelje, por u lirua tre orë më vonë, raporton nypost.

Rreth orës 19.00 atë natë, oficerët duke iu përgjigjur raporteve për një thyerje në një apartament të qytetit gjetën Landonin në një korridor jashtë apartamentit ku banorët thanë se dera ishte lënë e hapur dhe gjërat ishin zhvendosur.

Kur Langdoni pa oficerët, ai dyshohet se vrapoi përsëri në apartamentin bosh dhe u barrikadua brenda.

Policët hynë në apartament për të negociuar dorëzimin e tij, Langdoni u arrestua për vandalizëm. Ai shkaktoi rreth 6,000 dollarë dëme në banesë dhe ndërtesë, tha policia, shkruan Telegrafi.

Langdoni iu shqiptua masa e paraburgimit, por u lirua me kusht pas depozitimit të 150 mijë dollarëve.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024