ShowBiz
E pabesueshme, Luiz Ejlli afër 100 mijë ndjekës në Instagram për një orë
Demokracia
22:02 | 28 Prill 2023

Share:

Këngëtari dhe tani ylli televiziv i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka hapur Instagram zyrtar sonte dhe shifrat e ndjekësve që ka arritur brenda një ore janë të frikshme

Fama e Luiz Ejllit nuk ka të ndalur.

Këngëtari, i cili është kthyer në një fenomen gjatë kohës sa ka qëndruar në Big Brother VIP Albania, hapi sot një Instagram të ri përmes tashmë të fejuarës së tij Kiara Tito.

Më parë ai ka pasur një Instagram që ishte hapur nga mikja e tij, Jurgena Tusha por që më vonë ai u mbyll pas disa problemeve që patën palët me Top Channel.

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brënda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”, shkruan në postimin e parë që është bërë në këtë faqe të Instagramit. /GazetaExpress/

 

Të ngjashme