Sport
E pabesueshme çfarë rasti lëshoi Rrahmani në miqësore, dështoi në portën e zbrazur
Demokracia
13:56 | 28 Korrik 2022

Share:

Napoli u ndal në barazim 2-2 në miqësoren ndaj turqve të Adanaspor, teksa golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë.

Lozano zhbllokoi sfidën, ndërsa Adana e Montellës barazoi me Balotellin me penallti dhe mori avantazhin me Sari sërish nga pika e bardhë, para se një autogol të vendoste baraspeshën.

Titullar në këtë takim ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në pjesën e parë u bë protagonist, pasi humbi një rast flagrant.

Pas një goditjeje dënimi, Rrahmani e pa veten me portën bosh, por goditi në traversë nga dy metra larg vijës fatale, duke mos u besuar syve.

Të ngjashme