Lajme
“E nderuara ministre e sanksionuar e SHBA-së”, Tahiri – Haxhiut: Marre, jep dorëheqje
Demokracia
11:32 | 10 Nëntor 2022

Share:

Abelard Tahiri i PDK-së e ka quajtur ministre të sanksionuar të SHBA-së, Albulena Haxhiun, duke i thënë se duhet të japë dorëheqje.

‘’E nderuara ministre e sanksionuar e SHBA-së. Nuk e di a ka gjë më të padinjitetshme se me të sanksionu. E ki një siklet të madh, nuk po të zë vendi vend’’.

‘’ne po kërkojmë fuqizim të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Me qenë në situatën tënde kisha dhënë dorëheqje sepse është e turpshme me u sankisonu prej SHBA-së. Marre bre është, marre‘’, tha Tahiri.

Ministrja Albulena Haxhiu është treguar e ashpër sot në Kuvend me Abelard Tahirin e PDK-së e Arben Gashin e LDK-së.

“Të pavërteta nga ato që i thanë nga LDK e PDK. Për shkak të situatës në veri, natyrisht që duhet ti themi të vërtetat. Për herë të parë, Kosova ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë. Diçka që nuk e kemi parë më herët. Tre krerët janë të unifikuar në qëndrimet e tyre përballë Serbisë. Do doja këtij unifikimi t’i bashkohet edhe opozita. Arsyeja pse po e përmend është se po bazohem cka ka ndodh në të kaluarën. Sa herë ka pasë një kërkesë nga Vuçiqi, asnjëherë jo si keni thënë Dhe pasojat e qeverisjeve tuaja po i ndijmë ne sot. Me dal shefat e PDK, LDK me thanë nuk ka gjyqtarë në veri, shumë pak është me thënë është keqinformim. Ju edhe po i keqinformnoi dhe inkurajoni dhunuesit. Kur të sheh ty që s’ka, natyrisht që e bën një vepër penale. A je në gjendje me dhanë dorëheqje se ajo çka ke thanë ti, është e pavërtetë. Mos shpifni, mos manipuloni”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Lajme • 17 Qershor 2024