Lajme
“E mundshme që pozita e Blinken-it në rrezik”: Maliqi ironizon me Gërvallën pas raportimeve se ka kërkuar largimin e ambasadorit gjerman
Demokracia
18:39 | 19 Shkurt 2024

Share:

Studiuesi Agon Maliqi ka ironizuar me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën pas raportimit të medias Albanian Post, se ajo ka kërkuar nga shteti gjerman largimin e diplomatit të dërguar të tyre në Kosovë, Jorn Rohde, pasi që, sipas mediumit, Gërvalla ka konsideruar “po përzihet shumë” dhe “po shkruan shumë në Twitter”.

Maliqi – me një humor therrës – ka ironizuar se “mjafton një email i Gërvallës” që të vendos në rrezik edhe pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Ironia e Maliqit:

E mundshme që edhe pozita e Blinken-it është në rrezik. Mjafton një email prej Gërvallës.

Njerëz të dashtun, ma parodi shtet s’ka ku shkon.

Të ngjashme