Sport
E konfirmon Messi: Botërori i Katarit është i fundit në karrierë, vendimin e kam marrë
Demokracia
17:29 | 06 Tetor 2022

Share:

Lionel Messi e ka konfirmuar se Kupa e Botës që do të zhvillohet në Katar këtë vit është i fundit në karrierën e tij.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë të ditur se vendimin tanimë veçse e ka marrë në lidhje me këtë çështje.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit. Vendimi është marrë”, ka thënë Messi për televizionin amerikanolatin Star+, transmeton Demokracia.com.


Futbollisti i Paris Saint-Germainit përfaqëson Kombëtaren e Argjentinës.

I vetmi trofe i mundshëm që i mungon argjentinasit është pikërisht Kupa e Botës./Demokracia.com/

Të ngjashme